Netanyahu refuzon iniciativën egjiptiane për armëpushim në Gaza. / Foto: AA Archive

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një iniciativë të propozuar nga Egjipti për një armëpushim afatshkurtër në Gazën e rrethuar.

Pavarësisht mbështetjes së shumicës së ministrave izraelitë për propozimin egjiptian, Tel Avivi vendosi ta refuzojë marrëveshjen për shkak të kundërshtimit të Netanyahut, i cili theksoi se "negociatat do të zhvillohen vetëm nën zjarr," sipas Channel 12 të Izraelit.

Po ashtu, Izraeli ka shpërfillur edhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, kështu duke vazhduar me ofensivën shkatërruese në Gaza që nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Afër 43 mijë njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 100 mijë të tjerë janë plagosur.

TRT Balkan / agjencitë