Netanyahu vendos kërkesa të reja për shkëmbimin e të burgosurve në Gaza / Photo: AA

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtuar kushte të reja në propozimin për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, duke përfshirë dëbimin e rreth 150 të burgosurve palestinezë nga vendi, sipas mediave lokale.

Ndër kushtet është deportimi i disa të burgosurve palestinezë që do të lirohen nga burgjet izraelite në vendet e huaja, raportoi Channel 13 i Izraelit, duke cituar burime të paidentifikuara.

Për muaj të tërë, ShBa-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një shkëmbim të burgosurish dhe armëpushim dhe për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Por përpjekjet e ndërmjetësimit kanë ngecur shkaku i refuzimit të Netanyahut për të përmbushur kërkesat e Hamasit për të ndaluar luftën.

TRT Balkan / agjencitë