Grupi i Rezistencës Islamike në Irak njoftoi herët të mërkurën se një dron luftarak kishte goditur një objektiv në Eilat, në jug të Izraelit.
Grupi tha se ata goditën një "shënjestër jetike në Umm Al-Rashrash Eilat të pushtuar duke përdorur drone".
Ata nuk specifikuan se çfarë lloj objektivi ishte, por theksuan se do të "vazhdojnë të shkatërrojnë bastionet e armikut (izraelit).
Gjithashtu u theksua se "ky sulm është një përgjigje ndaj masakrave të kryera nga entiteti pushtues (Izraeli) kundër civilëve palestinezë, duke përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar", në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se droni u rrëzua pranë Eilat, por nuk specifikoi nëse ishte përgjuar.
Portali “Times of Israel”, duke iu referuar deklaratës së ushtrisë izraelite, ka bërë të ditur se në objektin fluturues është hedhur një raketë përgjuese, por nuk ka saktësuar nëse përgjimi ka qenë i suksesshëm.
Në deklaratë nuk përmenden dëme materiale apo lëndime të shkaktuara nga ngjarja.