Notari kinez Pan Zhanle theu rekordin botëror për të fituar një medalje të artë olimpike në 100 metra stil i lirë për meshkuj të mërkurën në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”.
Në finalen e zhvilluar në Paris La Defense Arena, Pan, 19 vjeç, notoi 100 metra me 46.40 sekonda për të thyer rekordin e tij botëror. Ky ishte rekordi i parë botëror i notit në Paris 2024.
Në shkurt në Doha, Pan vendosi një rekord botëror në këtë fushë me 46.80 sekonda.
Notari australian Kyle Chalmers përfundoi me një kohë prej 47.48 sekonda për të fituar një medalje të argjendtë olimpike në Paris. Rumuni David Popovici mori medaljen e bronztë në 47.49 sekonda gjatë garës së zhvilluar në kryeqytetin francez.
Lojërat Olimpine Paris 2024, filluan më 26 korrik dhe do të përfundojë më 11 gusht.