Një gazetar tjetër u vra në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite, tha zyra e qeverisë për media në Gaza në njoftimin e 24 dhjetorit.
Si pasojë e rastit të fundit numri i gazetarëve të vrarë në enklavën palestineze që nga 7 tetori në është rritur në 101.
"Kolegu gazetar, dëshmori Ahmed Jamal Al-Madhoun, zëvendësdrejtor i agjencisë palestineze të lajmeve 'Al-Rai’ dhe drejtor i Departamentit të Medias Vizuale, u ngrit në madhështi si martir nga duart e tradhtisë izraelite në veri të Gazës", tha Zyra e Qeverisë për Media.
Që nga sulmi i grupit palestinez të rezistencës Hamas, Izraeli ka goditur Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 20.258 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe duke plagosur 53.688 të tjerë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.