Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza rritet në 13.000 që nga 7 tetori

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza rritet në 13.000 që nga 7 tetori

Vdekjet përfshijnë 5.500 fëmijë, 3.500 gra, sipas zyrës së mediave në enklavë.
Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza rritet në 13.000 që nga 7 tetori / Foto: AA

Numri i të vdekurve në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka arritur në 13.000, duke përfshirë mbi 5.500 fëmijë dhe 3.500 gra, tha të dielën zyra e medias në enklavën e rrethuar.

Numri i të plagosurve ka tejkaluar 30.000, me më shumë se 75% e tyre fëmijë dhe gra, thuhet në një deklaratë.

Administrata tha se numri i personave të zhdukur kapërceu 6.000, ku shumica e tyre dyshohet se ishin nën rrënojat e ndërtesave të rëna.

Ata thonë se numri i xhamive të shkatërruara plotësisht ishte 83, ndërsa 166 ishin dëmtuar. Në shënjestër u vunë edhe tri kisha.

Më shumë se 43.000 banesa janë prishur plotësisht, ndërsa 225.000 janë dëmtuar. Kjo do të thotë se 60% e njësive të banimit në Rripin e Gazës u prekën nga bombardimet, sipas deklaratës.

Autoriteti tha se 25 spitale dhe 52 qendra shëndetësore gjithashtu kanë dalë jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve. Forcat izraelite kanë vënë në shënjestër edhe 55 autoambulanca, ndërsa dhjetëra autoambulanca janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së karburantit.

Administrata e konsideroi "Izraelin dhe komunitetin ndërkombëtar plotësisht përgjegjës për krimet e vazhdueshme në Rripin e Gazës".

Ata i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar "të bëjë presion për t'i dhënë fund kësaj lufte dhe këtyre krimeve, të cilat e turpërojnë njerëzimin" dhe theksoi domosdoshmërinë e furnizimit me ndihmë mjekësore, furnizime dhe karburant për spitalet.

AA