Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza u rrit në 18.412

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza u rrit në 18.412

Rreth 326.000 raste të sëmundjeve infektive janë zbuluar nga ekipet shëndetësore në qendra të ndryshme strehimore.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza u rrit në 18.412 / Foto: AA

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 18.412, tha të martën Ministria e Shëndetësisë në Gazën e rrethuar.

Zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra tha se 50.100 persona të tjerë u plagosën në sulmet izraelite.

"Ekipet shëndetësore në qendrat e ndryshme të strehimit zbuluan rreth 326.000 raste të sëmundjeve infektive”, tha al-Qudra në një konferencë për shtyp.

Izraeli filloi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit në qytetet kufitare izraelite më 7 tetor.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i izraelitëve të vdekur është rreth 1.200.

TRT Balkan / agjencitë