Numri i të vdekurve nga cikloni në Brazilin jugor është rritur në 16 / Foto: AA

Numri i të vdekurve nga një ciklon që goditi Brazilin jugor javën e kaluar ka arritur në 16, sipas guvernatorit të provincës së prekur.

Përpjekjet e kërkimit për të zhdukurit vazhdojnë pandërprerë, tha të martën guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leite.

Cikloni ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu, duke lënë 3.200 njerëz të pastrehë dhe duke nxitur evakuime, tha Leite.

Autoritetet kanë shpërndarë pako ushqimore bazë për familjet e evakuuara dhe operacionet e shpëtimit mbeten sfiduese për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Cikloni ka rezultuar gjithashtu në anulime fluturimesh, mbyllje rrugësh dhe ka nxitur masa të shtuara në Argjentinë dhe Uruguain fqinj.

AA