Numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet izraelite shkon mbi 36.700

Të paktën 36.731 palestinezë kanë mbetur të vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar, raportoi të premten Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se 83.530 persona të tjerë janë lënduar gjithashtu nga sulmi.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sulmet izraelite vranë 77 dhe plagosën 221 palestinezë, thuhet në deklaratë.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t'i arrijnë ata," citohet nga ministria.

Ofensiva brutale izraelite në Gaza vijon që nga sulmi i Hamasit më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Ndërkohë, në këto 8 muaj, pjesë të mëdha të Gazës janë kthyer në rrënoja, ku pjesa e mbetur gjindet mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

AA