Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se numri i njerëzve që humbën jetën në sulmet e Izraelit në Gaza i kaloi 30 mijë.
Ghebreyesus në postimin e tij në platformën e rrjeteve sociale X tha se numri i personave që humbën jetën në Gaza i kaloi 30 mijë, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.
Duke theksuar se më shumë se 70 mijë palestinezë u plagosën në Gaza, Ghebreyesus tha: "Kjo dhunë dhe vuajtje e tmerrshme duhet të përfundojë. Armëpushim".
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë mbi 30 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 12.660 fëmijë dhe 8.570 gra ndërsa 70.325 u plagosën. Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.