OCHA: Izraeli kërkon mbi 500 mijë civilë të largohen nga në jugu i Gazës.    /Foto: AA

Forcat izraelite u kanë kërkuar më shumë se 500 mijë palestinezëve të largohen nga zona në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, të cilin e bombarduan pasi shpallën një zonë të sigurt.

Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Izraeli ka dhënë urdhër për evakuimin e zonës ndaj civilëve që jetojnë në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ku vazhdon sulmet e tij.

Në qytetin Khan Younis ka të paktën 500 mijë palestinezë, duke përfshirë rreth 88 mijë banorë të qytetit dhe 425 mijë njerëz të zhvendosur brenda vendit, thuhet në raportin në të cilin rikujtohet se rajoni ka tri nga spitalet e pakta funksionale që veprojnë në gjithë Rripin e Gazës.

Po ashtu, në raport theksohet se civilët e zhvendosur për shkak të sulmeve dhe pushtimit nga forcat izraelite janë të strehuar në spitalet e qytetit.

Ushtria izraelite më parë paralajmëroi disa herë njerëzit në veri të Rripit të Gazës që të shkojnë në jug duke pretenduar se ishte i sigurt, dhe i dëboi ata me forcë, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në infrastrukturën civile, përfshirë spitalet.

Ushtria izraelite, e cila shpalli "korridoret e sigurisë" për palestinezët e zhvendosur për të shkuar në jug, shënjestroi shumë palestinezë në këto rrugë.

Ushtria izraelite më pas bombardoi zonat e grumbullimit të civilëve në rajonet jugore, për të cilat pretendonte se ishin "të sigurta" dhe udhëzoi civilët që të evakuonin me forcë zonën ku jetonin.

Komisari i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, në një deklaratë të bërë dje njoftoi se një qendër strehimi e OKB-së në rajonin Khan Younis u bombardua.

Ditët e fundit, mijëra palestinezë u detyruan të migronin drejt Rafah, që ndodhet në kufirin egjiptian, pasi forcat e lidhura me administratën e Tel Avivit shtuan sulmet e tyre ndaj Khan Younis.

TRT Balkan / agjencitë