Grupi i monitorimit të krimeve të urrejtjes në Mbretërinë e Bashkuar "Tell Mama" ka regjistruar më shumë se 2.000 raste të krimeve kundër myslimanëve që nga 7 tetori.
"Tell Mama" regjistroi më shumë se 2.000 raste anti-myslimane në katër muajt pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse të Hamasit më 7 tetor. Ky është numri më i madh i rasteve të regjistruara në katër muaj që nga themelimi i Tell Mama në 2011", thuhet në njoftim.
Shtohet se në një vit numri i rasteve është 2.010, që është një rritje me 335 për qind, nga të cilat 1.109 raste kanë ndodhur në internet.
Këto përfshijnë abuzime, kërcënime, sulme, akte vandalizmi, diskriminim dhe akte të urrejtjes, ndërsa gratë ishin objektivi kryesor në 65 për qind të rasteve.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për ndikimin që po ka lufta Izrael-Gaza në krimin e urrejtjes dhe kohezionin social në Mbretërinë e Bashkuar”, tha drejtoresha e Tell MAMA, Iman Atta.
Ajo shfaqi shpresën se "udhëheqësit politikë do të flasin për të dërguar një mesazh të qartë se urrejtja antimyslimane, si dhe antisemitizmi, janë të papranueshme në vend".
Që nga 7 tetori, 29.313 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit, që është i akuzuar për gjenocid në Rripin e Gazës.