Të paktën 91 gazetarë janë arrestuar nga ushtria izraelite që nga shpërthimi i konfliktit në Rripin e Gazës më 7 tetor të kaluar, sipas një organizate joqeveritare lokale
Pesëdhjetë e tre gazetarë mbeten në paraburgim, duke përfshirë gjashtë gazetare gra, tha në një deklaratë Shoqata Palestineze e të Burgosurve.
Gazetarët e arrestuar përfshijnë 16 nga Rripi i Gazës dhe 17 të mbajtur pa gjyq ose akuzë sipas politikës së ndalimit administrativ të Izraelit, thotë shoqata.
Sipas OJQ-së, të paktën 9.800 palestinezë janë grumbulluar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023.
Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar mes një ofensive vdekjeprurëse izraelite që vrau afro 39.200 njerëz në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Të paktën 590 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5.400 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në një opinion historik më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli "të paligjshëm" pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.