Izraeli bastisti zyrat e disa OJQ-ve palestineze.     Foto: AA

Bastisjet e Izraelit ndaj organizatave jofitimprurëse palestineze të enjten, të cilat shteti i ka cilësuar si "organizata terroriste", shkaktuan reagim diplomatik dhe tërhoqën kritika nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian, si dhe nga SHBA-ja.

"Përkundër ofertave për të rishikuar akuzat për të përcaktuar nëse fondet janë devijuar, autoritetet izraelite nuk u kanë dhënë asnjë provë bindëse agjencive të OKB-së apo OJQ-ve partnere që punojnë në OPT (Territorin e Pushtuar Palestinez) për të mbështetur këto cilësime", tha OKB-ja.

Organizata shtoi se "gjerësia e legjislacionit izraelit kundër terrorizmit të vitit 2016 dhe ndikimi i tij në prezumimin e pafajësisë paraqesin shqetësime serioze sipas ligjit ndërkombëtar".

Emërtimet izraelite të OJQ-ve si entitete terroriste, ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së i kanë cilësuar si "shqetësuese".

"Përcaktimi shqetësues i këtyre organizatave nga Izraeli si ‘organizata terroriste’ nuk është shoqëruar me asnjë provë publike konkrete dhe të besueshme", thuhet në një deklaratë që iu atribuohet ekspertëve të të drejtave të njeriut nën kujdesin e Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Zyra e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Palestinë njoftoi se pretendimet se organizatat joqeveritare palestineze që Izraeli i vulosi keqpërdorën fondet e unionit janë "të paprovuara" dhe se ata do të vazhdojnë të mbështesin OJQ-të palestineze.

Disa organizata të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Human Rights Watch dhe Amnesty International, kanë dënuar gjithashtu bastisjet e Izraelit.

Ndryshe, ushtria izraelite bastisi dhe urdhëroi mbylljen e shtatë OJQ-ve palestineze në qytetet Ramallah dhe Al-Bireh në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë dëshmitarët.

BE-ja javën e kaluar vendosi të shkrijë fondet e alokuara për gjashtë nga OJQ-të palestineze, por pavarësisht votimit, Komisioni Evropian nuk njoftoi se fondet do të liroheshin.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Ned Price u tha gazetarëve të enjten se Washington-i është "i shqetësuar" për mbylljet dhe ka "përcjellur mesazhin se duhet të ketë një pengesë shumë të lartë për të ndërmarrë veprime kundër organizatave të shoqërisë civile".

OJQ-të që u bastisën ishin Shoqata Addameer Prisoner Support and Human Rights, Qendra Al-Haq, Qendra Bisan për Kërkim dhe Zhvillim, Unioni i Komiteteve të Grave Palestineze, Unioni i Komiteteve të Punës Shëndetësore, Unioni i Komiteteve të Punës Bujqësore dhe Mbrojtja Ndërkombëtare për Fëmijët - Palestinë.

Vitin e kaluar, autoritetet izraelite morën vendimin për mbylljen e gjashtë prej këtyre OJQ-ve, duke pretenduar se ato ishin "organizata terroriste".

Një korrespondent i AA-së raportoi se Unioni i Komiteteve të Punës Shëndetësore nuk ishte në listën izraelite të lëshuar vitin e kaluar.

Dëshmitarët thanë për AA se gjatë bastisjeve, forcat izraelite konfiskuan skedarë dhe kompjuterë dhe shkatërruan përmbajtjen e tyre.

Përleshje shpërthyen gjithashtu midis dhjetëra palestinezëve dhe ushtrisë izraelite gjatë bastisjeve, ku kjo e fundit përdori plumba metalikë vërtetë dhe prej gome dhe bombola gazi lotsjellës.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha në një deklaratë se ekuipazhet e saj reaguan ndaj një plagosjeje nga municionet e vërteta dhe trajtuan 33 të tjerë që u prekën nga gazi lotsjellës.

Më 19 tetor 2021, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz lëshoi ​​një urdhër për mbylljen e gjashtë OJQ-ve me arsyetimin se ato janë "organizata terroriste" dhe janë të lidhura me Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës.

AA