I dërguari i posaçëm i OKB-së për Edukimin Global, Gordown Brown, tha se 54 nga 80 dekrete të nxjerra nga talebanët synojnë në mënyrë eksplicite gratë dhe vajzat dhe i privojnë ato nga të drejtat e tyre.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të njohë diskriminimin gjinor në Afganistan si krim kundër njerëzimit.
“Opinioni ligjor që kemi marrë tregon se mohimi i arsimimit për vajzat afgane dhe punësimi i grave afgane është diskriminim gjinor, i cili duhet të konsiderohet si një krim kundër njerëzimit dhe duhet të ndiqet penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, tha Gordon Brown, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Edukimin Global dhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, në konferencë për mediat gjatë diskutimit të gjendjes aktuale të çështjes së arsimimit të vajzave në Afganistan.
Ai tha se 54 nga 80 dekrete të nxjerra nga talebanët synojnë në mënyrë eksplicite gratë dhe vajzat dhe i privojnë ato nga të drejtat e tyre.
Talibanët kohët e fundit publikuan ndalime shtesë për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në provimet universitare dhe për vizitat në vende publike, duke përfshirë varreza dhe aktivitete të tjera, tha ai.
Ministria e Çështjeve të Grave është bërë “ministria e frikshme për përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve” dhe Komisioni i Pavarur afgan për të Drejtat e Njeriut është shpërbërë.
Për këtë arsye, “Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet ta njohë këtë diskriminim gjinor si një krim kundër njerëzimit dhe të hetojë me synimin për të akuzuar dhe ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, theksoi Brown.
Brown bëri thirrje për lirimin e drejtuesve të OJQ-ve në burg, të cilët janë burgosur për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të tregojë se arsimimi mund të arrijë te populli i Afganistanit.
Ai u bëri thirrje vendeve me shumicë myslimane të mbështesin një delegacion te klerikët e Kandaharit për t’i bindur ata që të heqin një ndalesë për arsimimin e vajzave dhe punësimin e grave, “i cili nuk ka bazë në Kuran ose fenë islame”.
Kjo nuk ka të bëjë me një fe kundër tjetrës, por për “bashkimin për të thënë se klerikët në Kandahar e kanë keqkuptuar se çfarë është mësimi fetar i Islamit për këtë çështje të edukimit të vajzave,” tha ai.
Nëse klerikët fetarë do të ishin në gjendje të tregonin se Islami është në të vërtetë i favorshëm për arsimimin e vajzave dhe se Afganistani nuk mund të ketë sukses si një vend nëse i mohon gjysmës së qytetarëve të tij potencial të drejtën për arsim, ne vetëm atëherë do të përparojmë, shtoi Brown.
Talibanët, të cilët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021, i kanë ndaluar gratë afgane nga arsimi i lartë dhe të punojnë në shumë fusha të sektorit publik.