Komisari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, tha se ka tejkaluar 50 mijë numri i refugjatëve që janë kthyer në Siri nga vendet fqinje në tri javët e fundit.
Grandi në një postim në X lidhur me kthimet e refugjatëve sirianë në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit tha se numri i refugjatëve sirianë që kthehen në shtëpitë e tyre nga vendet fqinje po rritet dalëngadalë.
"Mbi 50 mijë persona janë kthyer në vendin e tyre në tri javët e fundit. Kushtet fizike në Siri vazhdojnë të jenë të rënda. Duhet të dërgohen më shumë ndihma humanitare për ata që kthehen dhe për të gjithë ata që kanë nevojë", tha Grandi.
AA