OKB-ja: Rreth 330.000 tonë mbeturina të grumbulluara në Gaza

OKB-ja: Rreth 330.000 tonë mbeturina të grumbulluara në Gaza

Fëmijët gërmojnë nëpër mbeturina çdo ditë, duke kërkuar ushqim.
OKB-ja: Rreth 330.000 tonë mbeturina të grumbulluara në Gaza / Foto: AA

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se 330.000 tonë mbeturina janë grumbulluar në ose pranë vendbanimeve në gjithë Rripin e Gazës nën sulmet izraelite, duke paraqitur rreziqe katastrofike mjedisore dhe shëndetësore.

"Që nga 9 qershori, më shumë se 330.000 tonë mbeturina janë grumbulluar në ose afër vendbanimeve në gjithë Gazën, duke paraqitur rreziqe katastrofike mjedisore dhe shëndetësore," njoftoi Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Ata shpërndanë foto të fëmijëve që kërkojnë ushqim në mbeturina në Gaza.

"Fëmijët gërmojnë nëpër mbeturina çdo ditë," tha UNRWA-ja.

Në fillim të këtij muaji, ata paralajmëruan se lufta në Gaza ka ndryshuar plotësisht jetën e miliona palestinezëve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedis nga i cili varen uji, ajri i pastër, ushqimi dhe mjetet e jetesës.

Izraeli vazhdon ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të pezullojë menjëherë operacionin në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kërkuan strehim nga lufta.

AA