Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara këtë të mërkurë me 3/4 e votave miratoi Rezolutën që dënon aneksimet ruse të 4 rajoneve të Ukrainës, pasi Moska vuri veton në Këshillin e Sigurimit.
Gjithsej 143 vende mbështetën Rezolutën, pesë votuan kundër, kurse 35 vende abstenuan.
Kundër Rezolutës, përveç Rusisë, ishin vetëm edhe Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua dhe Siria.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, në reagimin e saj pas votimit tha se referendumet e rreme nuk mund të arsyetojnë shkeljet kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare.
“Tashmë është e qartë për të gjithë se referendumet e rreme nuk mund të fshehin paligjshmërinë e rrëmbimit të tokës nga Rusia. Bota nuk do të pranojë një shkelje kaq flagrante të së drejtës ndërkombëtare”, publikoi Ministrja Xhaçka.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, nga ana tjetër tha se vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen dhe se Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori ukrainas.
“Mirënjohës ndaj 143 vendeve anëtare të OKB-së që mbështetën rezolutën e OKB-së “Integriteti territorial i Ukrainës: Mbrojtja e Parimeve të Kartës së OKB-së”. Kërkesa është e qartë: vendimet ruse për tentativën e aneksimit duhet të anulohen; Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës”, shkroi Kuleba,
13 Tet 2022
OKB miraton rezolutën kundër Rusisë, e propozuar nga Shqipëria dhe ShBA-ja
Rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe ShBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për referendumet e Rusisë në Ukrainë është miratuar me 143 vota.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.