OKB: Që nga 7 tetori, mesatarisht një fëmijë çdo 10 minuta vritet në Gazë     / Foto: AA

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se mesatarisht një fëmijë vritet dhe dy plagosen çdo dhjetë minuta në sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës që vazhdojnë që nga 7 tetori.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Mesme (UNRWA) bëri ​​një deklaratë për numrin e fëmijëve të vrarë në Rripin e Gazës.

"Gjatë luftës mesatarisht çdo dhjetë minuta vritet një fëmijë dhe dy plagosen. Mbrojtja e civilëve në kohë konflikti nuk është thjesht një dëshirë a ideal, por përgjegjësi dhe angazhim i gjithë njerëzimit. Civilët duhet të mbrohen kudo që janë," thanë UNRWA-ja.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Të paktën 10.022 palestinezë, duke përfshirë 4.104 fëmijë dhe 2.641 gra, u vranë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1.600.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe shpërnguljeve masive, furnizimet bazë po mbarojnë për 2,3 milionë banorët e Rripit të Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

AA