Deklarata e paprecedentë e ministrit të Jashtëm izraelit që ka si synim Presidentin tonë nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbuluar masakrat e kryera nga qeveria izraelite”, shkruan në rrjetin social X zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.
“Vrasësit e fëmijëve janë armiqësorë ndaj çdo armëpushimi dhe iniciative paqeje. Prandaj, ne e dimë se politika e udhëhequr nga Presidenti ynë për armëpushim dhe paqe është në shënjestër të këtyre rrjeteve të masakrës. Por, pavarësisht se çfarë bënë, ata u dënuan para njerëzimit dhe një ditë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit”, shprehet Çelik.
TRT Balkan / agjencitë