Orban kritikoi Bashkimin Evropian, duke e quajtur atë "të sëmurë" / Photo: AA

Kryeministri hungarez Viktor Orbán kritikoi Bashkimin Evropian, duke e quajtur atë "të sëmurë" për, siç tha ai, dështimet e tij për ta ruajtur paqen, sigurinë dhe prosperitetin.

Orban deklaroi se BE-ja po dështon t'i zgjidhë problemet kryesore.

"Bashkimi Evropian nuk mund ta garantojë paqen dhe sigurinë, nuk siguron prosperitet dhe lufton kundër migracionit të paligjshëm. Këto simptoma e bëjnë atë të sëmurë", tha kryeministri hungarez.

Në konferencën “Presidenca hungareze e BE-së 2024, një histori suksesi”, në Kështjellën e Budës në Budapest, Orbán reflektoi mbi presidencën hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila përfundoi në fund të dhjetorit.

Ai i lidhi dështimet e BE-së me atë që ai e përshkroi si hipokrizi dhe dominimin e një oligarkie me bazë në Bruksel.

“Brukseli është bërë një bllok fuqie progresive-liberale, i shkëputur nga qytetarët europianë dhe armiqësor ndaj sovranitetit kombëtar”, tha Orban.

Ai theksoi se politika hungareze është thelbësisht e ndryshme nga rruga e BE-së:

“E shtyrë nga interesat kombëtare dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, Hungaria është fokusuar në forcimin e politikave familjare, uljen e kostove të energjisë dhe modernizimin e ekonomisë së saj.

Ai beson se "faza e dytë e luftës për të ardhmen e Evropës fillon tani".

Hungaria mori presidencën e Këshillit të BE-së nga Belgjika në mesin e vitit 2024, dhe nga 1 janari i këtij viti, Polonia e mori atë rol.

AA