Palestina mirëpret vendimet e tri shteteve për njohjen e vendit të tyre / Photo: AA

Autoriteti Palestinez (PA) mirëpriti të mërkurën njoftimet nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda për njohjen e sovranitetit të tyre.

Në një deklaratë, autoriteti me bazë në Ramallah tha se njoftimet shërbejnë në "shenjtërimin e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje në tokën e tyre dhe në marrjen e hapave aktualë për të mbështetur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete".

“E drejta e popujve për vetëvendosje është një e drejtë e vendosur e njohur sipas së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Autoriteti palestinez u drejtoi thirrje edhe vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e ktyre shteteve duke njohur "të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe rivendosjen e besimit në një sistem global të bazuar në rregulla dhe të drejta të barabarta për të gjithë popujt e tokës".

Njohja zyrtare e Palestinës si shtet nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja pritet të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.

Palestina është njohur tashmë nga nëntë vende evropiane: Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Suedia, Malta dhe administrata greke qipriote.

Njohja vjen pasi Izraeli vazhdoi ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në enklavë.

AA