Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i shtetit të Vatikanit, Papa Françesku tha se është gabim të quash konfliktin në Ukrainë një luftë ruso-ukrainase, sepse në realitet është një luftë botërore/
Siç raportojnë mediat e afërta me Vatikanin, Papa gjatë vizitës së tij në Kazakistan kah mesi i shtatorit është takuar me disa priftërinj jezuitë.
Papa Françesku gjatë kësaj vizite ka dhënë deklaratë për transmetuesin jezuit "Civilta Cattolica" dhe se ka folur për luftën Rusi-Ukrainë që vazhdon.
"Lufta po vazhdon. Mendoj se është gabim ta mendosh atë si një film kaubojsh ku ka personazhe të mirë dhe të këqij. Është gjithashtu e gabuar të mendosh se kjo është një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Jo. Kjo është një luftë botërore", tha Papa.
Kreu i Vatikanit vuri në dukje se një vizitë në Ukrainë, të cilën ai më parë njoftoi se do të ishte e mundur, nuk është planifikuar në këtë fazë.
29 Sht 2022
Papa Françesku: Lufta Rusi-Ukrainë, një luftë botërore
Siç raportojnë mediat e afërta me Vatikanin, Papa gjatë vizitës së tij në Kazakistan kah mesi i shtatorit është takuar me disa priftërinj jezuitë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Izraeli pezullon vendimin për paraburgimin e kolonëve të paligjshëm
Vendimi i Izraelit në këtë kohë "është dëshmi e shtrirjes së guximit të okupimit, shpërfilljes dhe arrogancës së tij ndaj sistemit ndërkombëtar dhe strukturave të tij", tha Qadoura Fares, kreu i Komisionit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore