Papua Guinea e Re, mbi 2.000 të bllokuar nën tokë nga rrëshqitja e dheut / Photo: AA

Qeveria në Pupua Guinenë e Re, në vendin e Paqësorit Jugor, njoftoi se rrëshqitja e dheut ka bllokuar mbi 2 mijë njerëz nën tokë më 24 maj.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në fshatin malor Kaokalam në rajonin Enga, qeveria e Papua Guinesë së Re ka bërë thirrje për ndihmë nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Qeveria ka deklaruar se ka tejkaluar 2 mijë numri i personave që kanë mbetur nën tokë.

Edhe Qendra Kombëtare e Katastrofave të Papua Guinesë së Re ka raportuar se më shumë se 2 mijë persona kanë mbetur nën tokë të gjallë dhe se katastrofa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Ndërkaq, ditën e djeshme Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) njoftoi se 150 shtëpi dhe afërsisht 670 persona parashikohet se kanë mbetur nën tokë në katastrofë.

Më 24 maj, një rrëshqitje dheu ndodhi në fshatin Kaokalam në rajonin Enga, në veriperëndim të Papua Guinesë së Re.

Në videot e shpërndara në mediat sociale shihet se masivi shkëmbor, që u shkëput nga maja e malit, tërhoqi dherat në shpat dhe u grumbullua mbi shtëpitë e fshatit.

AA