Parlamenti turk ka miratuar projektligjin në lidhje me protokollin e pranimit të Suedisë në NATO.
Pas votimit në parlamentin turk të martën, Hungaria u bë e vetmja anëtare e NATO-s që nuk e ka miratuar ende kërkesën e Suedisë për t'u bashkuar me aleancën.
Në tetor 2023, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nënshkroi protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe e dorëzoi atë në parlament.
Finlanda dhe Suedia – të dyja vendet nordike afër ose në kufi me Rusinë – aplikuan për anëtarësim në NATO menjëherë pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt 2022.
Türkiye miratoi anëtarësimin e Finlandës në aleancë në mars të vitit 2013, por tha se ishte duke pritur që Suedia të respektonte një memorandum trepalësh të qershorit 2022 për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Ankarasë.
Çdo anëtar i ri i NATO-s duhet të miratohet nga të gjithë anëtarët aktualë, duke përfshirë Türkiyen, një anëtare e aleancës për më shumë se 70 vjet, e cila krenohet me ushtrinë e saj të dytë më të madhe brenda Aleancës.