Mbi 1600 njerëz humbën jetën nga vërshimet e fundit në Pakistan.     Foto: AP

Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara (OCHA) raportoi se 5.7 milionë persona të prekur nga përmbytjet në Pakistan janë në rrezik të krizës ushqimore.

Në raportin e OCHA-s thuhet se fatkeqësia e përmbytjeve në Pakistan do të rrisë pasigurinë ushqimore dhe 5.7 milionë njerëz që jetojnë në zonat e prekura nga përmbytjet do të rrezikohen nga kriza ushqimore në tetor dhe nëntor.

Në raport theksohet se sëmundjet që transmetohen nga uji u shtuan në provincat Sindh dhe Balochistan dhe se 130.000 gra shtatzëna që jetonin në kampe të përkohshme kishin nevojë për kujdes shëndetësor urgjent.

Shumë vende dhe agjenci të OKB-së dërguan më shumë se 131 avionë me ndihma në Pakistan, i cili u prek nga përmbytjet. Megjithatë, të prekurit nga përmbytjet raportojnë se kanë marrë pak ose aspak ndihmë dhe janë ende në pritje të ndihmës.

Qeveria e Islamabadit, nga ana tjetër, thekson se nuk ka shqetësim të menjëhershëm për furnizimin me ushqime.

Qindra mijëra njerëz në kampet të tendave

Që nga 14 qershori, në Pakistan 1.695 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat muson. Qindra mijëra njerëz të zhvendosur jetojnë në kampe tendash në vend, ku më shumë se 2 milionë shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet.

Qeveria e Pakistanit deklaroi se kostoja e fatkeqësisë së përmbytjeve për vendin është 30 miliardë dollarë.

AA