Pauza humanitare në Rripin e Gazës do të fillojë të premten në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT), njoftoi Ministria e Jashtme e Katarit.
“Grupi i parë i pengjeve civile do të shkëmbehet rreth orës 16:00 të premten”, tha në një konferencë shtypi në Doha, Majed al-Ansari, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Ai tha se 50 pengje do të lirohen në katër ditë, derisa grupi i parë i pengjeve do të përfshijë 13 gra dhe fëmijë.
Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se u arrit marrëveshje për një pauzë humanitare katërditore midis Izraelit dhe Hamasit.
TRT Balkan / agjencitë