Gjashtë kamionë me ndihma kaluan nga Izraeli drejtpërdrejt në Gazën veriore si pjesë e një projekti pilot për të siguruar dërgimin e furnizimeve në zonë, njoftoi ushtria izraelite.
Sipas ushtrisë, gjashtë kamionë me ndihma të Programit Botëror të Ushqimit (WFP) "hynë në Rripin verior të Gazës përmes portës '96' në gardhin e sigurisë" të martën vonë.
Ushtria tha se kjo ishte bërë si pjesë një projekti pilot, duke vënë në theksuar se kamionët ishin inspektuar më parë në Kerem Shalom.
"Rezultatet e projekt pilotit do t'u prezantohen zyrtarëve të qeverisë".
Izraeli ka mbajtur kontroll të rreptë mbi ndihmat që hyjnë në Gaza që nga nisja e luftës në Gaza, duke inspektuar dërgesat në Nitzana dhe Kerem Shalom përpara se t'i lejojë ato të hyjnë përmes jugut të territorit.
Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e urisë në Gazën e rrethuar për javë të tëra, dhe Kombet e Bashkuara kanë raportuar vështirësi të veçanta në aksesin në veri të territorit për dërgimin e ushqimeve dhe furnizimeve të tjera humanitare.