Për një javë në Gaza regjistrohen 520 të vrarë, të plagosur, të zhdukur / Photo: TRT World

Një ofensivë e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore ka rezultuar me 520 të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur brenda një jave, tha Zyra për Media e Qeverisë së Palestinës.

Ata raportuan se pas tërheqjes së ushtrisë nga kampi pas një sulmi tetëditor, "ushtria izraelite pushtuese kreu një krim kundër njerëzimit dhe kundër ligjit ndërkombëtar në zonat e Maghazi, Zahra dhe Kampi i Ri në veri të Nuseirat".

“Numri arriti në 520 dëshmorë, të plagosur dhe të zhdukur dhe më shumë se 13.000 njësi banimi të rrënuara brenda një jave”, thonë Zyra për Media.

Gjithashtu, mediat lokale thanë se “kjo vjen në kuadrin e gjenocidit që po ushtrohet nga ushtria izraelite kundër civilëve palestinezë, të cilin administrata amerikane e mbështet dhe merr pjesë”.

Zyra theksoi se ushtria izraelite "shkatërroi 14 kulla, ndërtesa banimi dhe dhjetëra shtëpi që u përkisnin qytetarëve, duke i zhvendosur nga kullat, ndërtesat e banimit dhe shtëpitë e tyre nën kërcënimin e bombardimeve të avionëve dhe predhave të tankeve".

TRT Balkan / agjencitë