Përditshmëria e palestinezëve mes rrënojave në Khan Yunis. / Photo: AA

Palestinezët vazhdojnë të jetojnë midis rrënojave në Khan Yunis, një qytet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, që u shkatërrua rëndë nga ushtria izraelite përpara tërheqjes së saj nga rajoni.

Vendasit që blejnë në treg përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre themelore nën hijen e ndërtesave të shkatërruara.

Përditshmëria e palestinezëve mes rrënojave në Khan Yunis. AA

Pavarësisht motit të ftohtë dhe kushteve të vështira, palestinezët luftojnë për mbijetesë mes rrënojave.

Sulmi izraelit në Bregun Perëndimor vjen pas marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza më 19 janar, pas bombardimeve izraelite prej më shumë se 15 muajsh, duke vrarë mbi 48.200 palestinezë dhe duke shkatërruar enklavën.

Përditshmëria e palestinezëve mes rrënojave në Khan Yunis. AA

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, forcat izraelite dhe kolonët kanë vrarë të paktën 910 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

TRT Balkan / agjencitë