Presidenti Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij nga EBA-ja      / Foto: AA

Gjatë bisedës u diskutua situata e fundit në Gaza, ku nga sulmet izraelite që nga 7 tetori janë vrarë më shumë se 18.700 palestinezë.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, gjatë bisedës u diskutuan sulmet e Izraelit në Gaza, përpjekjet për të vendosur një armëpushim të përhershëm dhe përpjekjet e Türkiyes për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët dhe për të siguruar paqen.

Presidenti Erdoğan tha se është e rëndësishme të ndalohet Izraeli dhe të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim të përhershëm.

Ai theksoi se për të siguruar paqen në rajon, vendimet e marra në samitin e përbashkët të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe duhet të zbatohen plotësisht dhe iniciativat për të rritur mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për Palestinën duhet të vazhdojnë në një "frymë të unitetit”.

AA