Shteti i Perusë do të aplikon një program special për dëbimin e personave të huaj.     Foto: AA

Shteti i Perusë do të aplikon një program special për dëbimin e personave të huaj të cilët cenojnë siguronë e qytetarëve të vendit.
Presidenti Perusë, Pedro Castillo më 10 gusht kishte njoftuar se qeveria do të paraqiste një projektligj në Kongres për të rritur shkaqet për dëbimin e të huajve që përfshihen në sjellje të paligjshme në vend me qëllim "të luftojnë pasigurinë e qytetarëve".
Kushtet e reja do të përfshijnë shkaqe të tilla si mosvaksinimi për COVID-19 dhe mosposedimi i kartës së identifikimit.
Kjo masë po ashtu ka për qëllim të dëbojë ata emigrantë që posedojnë armë zjarri, eksplozivë ose drogë të paautorizuar dhe që drejtojnë automjete pa lejen e duhur ose pa dëshmi pronësie.
Programi "Kthehu në vendin tënd", tha Castillo të enjten, kërkon "kthimin e qytetarëve që kanë ardhur nga vende të tjera dhe që janë sjellë keq në vendin tonë".
Zyra e Ombudsmanit peruan e dënoi masën, duke thënë se ajo kriminalizon popullsinë emigrante. Në llogarinë e saj në Twitter, agjencia i kërkoi Kongresit të mos e miratonte atë.
"Ligji kriminalizon emigrimin e parregullt dhe prek dinjitetin e refugjatëve dhe emigrantëve. Arsyet e propozuara për dëbim nuk kanë një vizion të situatës së të huajve në vend dhe të pengesave për të hyrë në procesin e rregullimit të imigracionit", tha Zyra e Ombudsmanit.
Edhe pse presidenti i Perusë nuk përmendi një popullsi specifike, masat do të preknin më së shumti 1,3 milion venezuelas që janë larguar nga vendi i tyre në kërkim të mundësive më të mira në Peru.

AA