Qytetarët e nëntë prej 26 shteteve anëtare të BE-së kanë pasur rënie të të hyrave, thonë të dhënat e Eurostat-it.
Prej vendeve te Ballkanit, qytetarët e Greqisë dhe të Bullgarisë kanë shënuar tkurrje të të hyrave, përderisa në Rumani, Slloveni dhe Kroaci janë regjistruar rritje.
Në vitin 2021, 84 për qind e popullsisë në Bashkimin Evropian jetonin në një familje, të ardhurat neto të së cilës mbetën të qëndrueshme (66,5 për qind) ose u rritën (17,5 për qind) krahasuar me vitin 2020, dhe 16 për qind e popullsisë së BE-së raportoi një rënie, njoftoi Eurostat.
Përqindja e popullsisë që jeton në një familje me të ardhura pak a shumë të qëndrueshme në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë, ishte mbi 50 për qind në të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke filluar nga 50,7 për qind në Qipro në 84 për qind në Itali.
Pjesa e popullsisë që raportoi një rritje të të ardhurave familjare varionte nga 4,9 përqind në Itali në 34,8 përqind në Republikën Çeke, ndërsa përqindja e popullsisë që raportoi një rënie varionte nga 5,4 për qind në Rumani në 27,6 për qind në Qipro.
Në 17 shtete anëtare të BE-së, pjesa e popullsisë që raportoi rritje të të ardhurave ishte më e lartë se pjesa që raportoi një rënie.
Evolucioni i të ardhurave familjare
Pandemia e COVID-19 ndikoi në kushtet e jetesës në BE. Përveç ndryshimeve në të ardhura, ndryshime të tjera u përjetuan në arsim dhe në kushtet e punës, shëndetin/mirëqenien mendore të njerëzve dhe kushtet e përgjithshme në të cilat funksiononin sistemet e kujdesit shëndetësor. Si rezultat i këtyre rrethanave nga Eurostat, thonë se fëmijët 5-15 vjeç që jetonin në familje të varfra ose të mbipopulluara kishin më pak mundësi për mësim në distancë (kurse/shkollë) sesa fëmijët që nuk jetonin në familje të varfra ose të mbipopulluara.
Në vitin 2021, gjatë kufizimeve të Covid-19 burrat ishin më pak në gjendje të punonin nga shtëpia sesa gratë.
Shëndeti ose mirëqenia mendore e njerëzve është ndikuar negativisht nga Covid-19 në 13 shtete anëtare të BE-së bazuar në vetëvlerësimin e të anketuarve.
Më shumë se gjysma e popullsisë së moshës mbi 16 vjeç u ndikua negativisht për sa i përket shëndetit/mirëqenies mendore për shkak të COVID-19 në 10 nga 13 shtetet anëtare të BE-së.