Peskov: Ndërhyrja e NATO-s në Ukrainë paraqet “rrezik të madh”. / Foto: AA Archive

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në Ukrainë është rrezik i madh.

Në përgjigje të pyetjes për mbledhjen e nënshkrimeve në Ukrainë për vendosjen e trupave të NATO-së në territorin e këtij vendi, Peskov tha: "Ky është veprim jashtëzakonisht provokues. Qeveria e Kievit është e paparashikueshme. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e vendeve të NATO-s ndaj luftës në terren është rrezik i madh".

Lidhur me deklaratat e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) se inteligjenca e huaj po përgatit atentat ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se "Informacionet që vijnë nga SBU-ja nuk mund të thuhet se janë të sakta".

Peskov la pa përgjigje pyetjet lidhur me pretendimet se Rusia ka përdorur në Ukrainë raketa që i përkasin Koresë së Veriut.

"Takimi Putin-Pashinyan i nevojshëm"

Duke tërhequr vëmendjen se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet sot në Moskë me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, Peskov tha se ky është një takim i nevojshëm dhe që pritet nga të dyja vendet.

Në pyetjen për mundësinë e ndalimit të anëtarësimit të Armenisë në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), Peskov theksoi se "Procesi i integrimit në EAEU është i suksesshëm dhe siguron zhvillimin e anëtarëve".

TRT Balkan / agjencitë