Një kokë derri e prerë është lënë në hyrje të një xhamie në qytetin austriak të Grazit, njoftoi transmetuesi publik ORF të hënën, më 4 shtator.
Sipas raportit, një banor lokal njoftoi policinë për incidentin rreth orës 21:40 të dielën në mbrëmje. Policia gjeti kokën e prerë të derrit në hyrje kur arriti në vendngjarje.
Rasti po hetohet nga Enti Shtetëror për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Incidenti nuk është i pari i këtij lloji në këtë qytet.
Natën e 6 majit 2016, një burrë kishte ngjitur gjysmat e kokës së derrit në pjesën e jashtme të një xhamie dhe kishte derdhur gjak derri mbi të. Ai u arrestua pak më vonë dhe u dënua në vitin 2020, së bashku me dy bashkëpunëtorë.
Në vitin 2021, dy anëtarë të Zyrës së Kundërzbulimit të Ushtrisë Austriake u akuzuan gjithashtu në lidhje me incidentin e vitit 2016.
Ata u akuzuan se kishin ditur për sulmin, por kishin mbrojtur informatat e tyre dhe se nuk ia kalonin njohuritë e tyre policisë.
Dy personat u dënuan me gjobë në janar 2021, por e apeluan vendimin dhe procedimet vazhdojnë.