Policia gjermane ka kryer bastisje në zyrën e gazetës Sabah në Frankfurt ku ndodhet qendra e lajmeve për Evropën dhe ka arrestuar përfaqësuesin e gazetës për Gjermaninë, Ismail Erel, si dhe drejtorin e lajmeve, Cemil Albay.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e gazetës Sabah, mësohet se policia gjermane ka kryer kontrolle në shtëpitë e Ismail Erel dhe Cemil Albay, në zyrën e gazetës Sabah për Evropën dhe ka konfiskuar kompjuterët dhe telefonat.
Ndërkohë, ende nuk ka informacion të mjaftueshëm se me cilin qëllim është kryer bastisja.
Mësohet se për lirimin e dy gazetarëve janë vënë në veprim Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiyes dhe organizatat profesionale.
Burimet diplomatike kanë njoftuar se arrestimi i dy gazetarëve është i papranueshëm në aspektin e lirisë së mediave dhe se kjo u është përcjellë autoriteteve gjermane.
Burimet kanë theksuar se çështja është bërë subjekt protestimi si në Ankara, ashtu edhe në Berlin, se trajtimi kundrejt gazetarëve është i papranueshëm dhe se vazhdojnë bisedimet e nivelit të lartë me autoritetet gjermane për lirimin e gazetarëve.