Policia izraelite hodhi gaz lotsjellës nga një dron në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Al-Quds (Jerusalem) me shpjegimin se pas namazit të mëngjesit u kënduan parulla.
Të Premten e fundit të Ramazanit, muaji i shenjtë i myslimanëve, dhjetëra mijëra muslimanë u dyndën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të kryer lutjet e mëngjesit.
Administrata e Vakëfës Islame në Al-Quds deklaroi se rreth 65,000 njerëz e falën namazin e mëngjesit në Al-Aksa.
Sipas fotove të shpërndara në rrjetet sociale, pas lutjeve të mëngjesit, një grup brohoritën parulla brenda Al-Aksa: "Ne vijmë te ju me gjakun tonë dhe jetën tonë, Al-Aksa".
Një dron i policisë izraelite hodhi gaz lotsjellës nga ajri në zonë. Dhjetra njerëz në Al-Aksa u goditën nga gazi lotsjellës dhe në zonë shpërthyen përleshjet.
Policia izraelite deklaroi se tetë palestinezë, katër prej të cilëve kanë vendbanim të përhershëm në Al-Quds Lindor dhe katër janë shtetas izraelitë, u arrestuan me shpjegimin se ata "bërtitnin slogane në favor të Hamasit dhe ishin provokues".
Policia izraelite njoftoi se 3600 oficerë do të vendosen në Kudsin Lindor të pushtuar të premten e fundit të Ramazanit.
Izraeli ka kufizuar aksesin e adhuruesve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa në mes të tensioneve në rritje në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar mbi luftën e Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë më shumë se 33,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Për myslimanët, Al-Aksa është faltorja e tretë më e rëndësishme, dhe hebrenjtë pretendojnë se atje ka pasur dy tempuj hebrenj. Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të sipërfaqes së bërthamës së vjetër të Al-Kuds, është nën pushtimin izraelit dhe përfaqëson pikën e takimit të të tria feve më të mëdha në botë.
Izraeli pushtoi Al-Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980 dhe ky veprim nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.