Vetëm pesë mijë qytetarë në Jerusalem mundën ta falin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, për shkak të masave ushtarake të Izraelit.
Sipas dëshimtarëve, forcat okupatore izraelite goditën disa besimtarë që tentonin në afroheshin drejt xhamisë Al Aksa dhe qëlluan ndaj tyre me plumba çeliku të veshur me gomë dhe lëshuan gaz lotsjellës toksik.
Departamenti i Vakëfimeve Islamike në Kuds në një deklaratë tha se forcat pushtuese penguan besimtarët nën moshën 70-vjeçare të hynin në xhaminë Al-Aksa, gjë që shkaktoi një rënie të konsiderueshme të numrit të besimtarëve që mundën të mbërrinin për të kryer lutjet në xhami.
Kjo e premte është e shtatë me rradhë në të cilën besimtarëve palestinez u është ndaluar qasja në kompleksin e xhamisë Al-Aksa. Ky kufizim i vazhdueshëm i ka detyruar besimtarët të falin namazin në rrugët e lagjes Wadi Al-Joz, e cila është afër qytetit të vjetër ku ndodhet xhamia Al Aksa.