Policia vret një burrë në Paris, mbante armë të rrejshme / Foto: AA

Një person, që sipas raportimeve po mbante një armë të rrejshme, u qëllua për vdekje nga policia sot në Paris, raportojnë mediat lokale.

Policia arriti në distriktin e 11-të të Parisit pas një raportimi se një burrë po sillej vërdallë me armë, raportoi gazeta ditore Ouest-France.

Kur viktima ia drejtoi armën policisë, policia hapi zjarr ndaj të dyshuarit dhe 4 plumba e goditën në gjoks. I dyshuari vdiq në vend ngjarje.

Burime nga forenzika thonë se i dyshuari nuk ka folur me policinë, por veprimet e tij janë dukur kërcënuese. Të njëjtat burime thonë se arma ishte e rrejshme.

Ende nuk është bërë publik identiteti i të vrarit, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

AA