Politikanët suedezë të ekstremit të djathtë që marrin pjesë në zgjedhjet e këtij viti janë ekspozuar se duan të zhdukin muslimanët dhe "aknet e zeza", një term nënçmues për njerëzit me ngjyrë.
Revista anti-raciste 'Expo', së bashku me gazetën 'Expressen', zbuluan të enjten kandidatët e krahut të djathtë, të cilët haptas bëjnë përshëndetjen naziste.
Sipas raportit, politikani i Demokratëve Suedezë (SD) Björn Halldin për vite me radhë ka shprehur urrejtjen e tij ndaj muslimanëve.
Ai shkroi se "muslimanët nuk i përkasin botës së qytetëruar" dhe ai dëshiron t'i vrasë ata.
“Koha është që t'i çrrënjosim këta muslimanë”, shkroi ai në Facebook në vitin 2015.
Halldin shpërndau fotografi fyese të njerëzve me ngjyrë duke përdorur terma të tillë si shkronja 'N' duke i portretizuar ata si përtacë.
Ai shkroi se Suedia duhet t'i shfarosë "aknet e zeza".
Kur një police femër tregoi solidaritet me lëvizjen "Black Life Matter", ai postoi një imazh të fytyrës së efektives në një imazh pornografik.
Politikani i SD-së ka marrë pjesë në një fushatë urrejtjeje kundër udhëheqëses së Qendrës, Annie Loof, duke përhapur një mesazh të pahijshëm për të.
Një politikane tashmë ka njoftuar se do të japë dorëheqje, thuhet në raport.
Politikania e SD Sonja Hellström, e cila ka përhapur propagandë në një demonstratë naziste dha dorëheqje duke thënë: "Konspirative? Po, mund të jem, por nuk jam antisemite", duke iu referuar pretendimeve se ajo është konspirative.
Goran Nordin, i cili kandidon për SD në zgjedhjet komunale, ka përhapur gjuhë të urrejtjes kundër muslimanëve dhe somalezëve në veçanti.
Ai ka shkruar në Facebook se janë "përtacë dhe të dhunshëm".
Pasi artisti i repit Nils Gronberg u qëllua për vdekje vitin e kaluar, Nordin shkroi: "Nuk është fitore të jetosh si zezak".
Lena Cederlid, e cila kandidon për SD në Falun tha se ajo është një anëtare krenare e grupit racist nazist, DFS.
Në vitin 2018, ajo sulmoi verbalisht refugjatët në një forum kur tha: "Ju digjni, përdhunoni, vrisni, plaçkitni, vidhni, subvenciononi mashtruesit dhe urreni vendin tonë".
Gjatë zgjedhjeve të vitit 2014, ajo i konsideroi anëtarët e Partisë Naziste Suedeze si "disa që guxojnë të thonë atë që mendojnë të tjerët".
Disa politikanë besohet se janë anëtarë të grupit racist-teologjik të krahut të djathë, "Suedia e Lirë" dhe DFS udhëhiqen nga këta me prapavijë naziste.
9 Sht 2022
Politikanët suedez të ekstretimit të djathtë me ide kundër muslimanëve
Politikani i Demokratëve Suedezë (SD) Björn Halldin për vite me radhë ka shprehur urrejtjen e tij ndaj muslimanëve, thuhet në raportin e revistës anti-raciste 'Expo'.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore