Partia e ekstremit të djathtë "Brothers of Italy" (Vëllezërit e Italisë) dhe aleanca e krahut të djathtë fituan zgjedhjet e përgjithshme dje në Itali.
Në zgjedhjet e djeshme në mandatin e 19-të legjislativ, italianët votuan për deputetët që do t'i përfaqësojnë në Senat (200 vende) dhe në Dhomën e Ulët të përfaqësuesve (400 vende).
Pjesëmarrja në zgjedhje, ku të drejtë vote kishin 50.8 milionë votues, ishte 63.9 për qind. Kjo u regjistrua si “pjesëmarrja më e ulët në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali”.
Sipas rezultateve të ndara nga Ministria e Brendshme, FdI e ekstremit të djathtë, e drejtuar nga Giorgia Meloni, fitoi zgjedhjet me 26.2 për qind të votave.
Partia Demokratike, partia e qendrës së majtë e drejtuar nga Enrico Letta, u bë partia e dytë me më shumë vota në vend me 19.2 për qind.
Lëvizja "5 Yjet" (M5S), e udhëhequr nga ish-kryeministri, Giuseppe Conte, mori vendin e tretë me 15.3 për qind të votave. Në sondazhet parazgjedhore parashikohej që M5S të merrte më pak vota.
Ndryshe nga sondazhet para zgjedhjeve, përqindja e votave të Partisë së Ligës nga aleanca e djathtë ishte 8.9 për qind. Liga, e udhëhequr nga Matteo Salvini, nuk i përmbushi pritjet.
Forza Italia (FI), nga aleanca e krahut të djathtë të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, u rendit në vendin e pestë me 8 për qind të votave.
E pozicionuar në qendër si "Poli i Tretë", Partia e Veprimit (Az) e drejtuar nga Carlo Calenda dhe partneri i saj Italia Viva (Iv), me të cilin hyri në zgjedhje, mori 7.7 për qind të votave. “Poli i tretë” tërhoqi vëmendjen me fushatën elektorale që zhvilluan në një kohë të shkurtër dhe morën vota mbi pritshmëritë.
Në bazë të aleancës, përqindja e votave të aleancës së djathtë të formuar nga partitë: FdI, League, FI dhe disa parti më të vogla ishte 44.3 për qind.
Aleanca e qendrës së majtë, partia e së cilës është PD, mbeti pas aleancës së djathtë me 26.1 për qind të votave.
Në përputhje me këto rezultate, aleanca e krahut të djathtë fitoi vende si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur një shumicë absolute për të formuar qeverinë.
Në media thuhet se aleanca e djathtë do të arrijë ndërmjet 114 dhe 126 vende në Senat dhe midis 232 dhe 252 vende në Dhomën e Përfaqësuesve në tërësi.
Meloni kërkon qeverisjen
Udhëheqësja e krahut të djathtë italian, Giorgia Meloni, partia e së cilës doli në krye në zgjedhjet e përgjithshme, tha se ajo do të kërkonte të drejtonte qeverinë e ardhshme dhe do të punonte për të gjithë italianët.
"Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të qendrës së djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë”, tha Meloni nw takimin me gazetar sot.
Po ashtu ajo tha se situata është e vështirë dhe ka nevojë për kontribut nga të gjithë.
"Nëse ftohemi për të qeverisur këtë komb, ne do ta bëjmë këtë për të gjithë italianët, me synimin për të bashkuar njerëzit, për të lartësuar atë që i bashkon ata në vend të asaj që i ndan”, tha Meloni dhe shtoi se nuk do ta tradhtojnë besimin e qytetarëve.
Partia Vëllezërit e Italisë së Melonit doli e para në zgjedhjet italiane të së dielës.
Rezultatet mbeten të konfirmohen, por të njëjtat rrezikojnë telashe të reja për Bashkimin Evropian, vetëm disa javë pasi krahu i djathtë rezultoi më i mirë në zgjedhjet në Suedi.
Ndryshe, Meloni është shumë afër që të bëhet “gruaja e parë” dhe kryeministrja “e parë e ekstremit të djathtë”.
Sytë u kthyen nga Meloni, pasi aleanca e djathtë doli fituese në zgjedhje dhe aleanca pranoi të përcaktonte kryeministrin me numrin më të madh të votave.
Meloni pritet të shpallet kandidate për kryeministre nga aleanca e djathtë.
Me zgjedhjen e kryeministres së Fdl-së pas marrjes së mandatit nga presidenti për të formuar qeverinë, "për herë të parë në historinë e Italisë, një grua do të marrë këtë post".
Përveç kësaj, nëse Meloni bëhet kryeministre, "për herë të parë në vend, një politikan i ekstremit të djathtë" do të marrë postin e kryeministrit pas liderit fashist, Benito Musolini.
Nëse Giorgia Meloni bëhet kryeministre, ajo do të jetë gjithashtu "liderja e parë e zgjedhur në vend që nga viti 2008". Në Itali, 6 kryeministrat që kanë qenë në detyrë në 10 vitet e fundit nuk u zgjodhën duke konkurruar për kryeministër në zgjedhje, por u emëruan nga presidentët.
Berlusconi rikthehet në Senat
Sipas mediave italiane, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, i cili hyri në zgjedhjet e 2018 si kreu i Lëvizjes "5 Yjet" dhe shërbeu si ministër në të tre qeveritë e formuara në periudhën legjislative të 18-të është një nga humbësit e këtyre zgjedhjeve. Di Maio nuk arriti të fitonte zgjedhjet në zonën elektorale të Napolit dhe nuk mundi të hynte në parlament këtë mandat.
Lideri i Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili u përjashtua nga Senati për shkak të dënimit të tij në një çështje ku u konstatua se kishte evazion fiskal në vitin 2013 dhe i cili u ndalua nga politika për 6 vjet, do të rikthehet në Senat pas 9 vitesh pasi fitoi zgjedhjet.
Berlusconi, 85-vjeç, u zgjodh nga zona e Monza-s, duke fituar të drejtën për të hyrë në Senat.
Presidenti italian Sergio Mattarella shpërndau parlamentin në korrik dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme më 25 shtator, duke shënuar fundin e një qeverie të udhëhequr nga kryeministri Mario Draghi që zgjati rreth një vit e gjysmë.
26 Sht 2022
Politikania e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni fitoi zgjedhjet në Itali
Nëse Meloni bëhet kryeministre, "për herë të parë në vend, një politikan i ekstremit të djathtë" do të marrë postin e kryeministrit pas liderit fashist, Benito Musolini.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore