Porta e dytë kufitare Liban-Siri jashtë funksionit, shkak sulmet izraelite / Photo: AA

Porta e dytë kufitare mes Libanit dhe Sirisë ka mbetur jashtë funksionit për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite, njoftoi Ministri libanez i Transportit, Ali Hamiyye.

Në deklaratën e tij për kanalin televiziv Al-Jadid që transmeton në Liban, Hamiyye u shpreh se "Për shkak të sulmit ajror të kryer nga ushtria izraelite në vendbanimin Jusiyah, kalimet në kufirin tokësor Liban-Siri në Al-Qaa, një pikë në lindje të vendit u ndërprenë plotësisht".

Ministri libanez i Transportit theksoi se një portë e hapur kufitare mbetet midis Sirisë dhe Libanit.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan portën kufitare Al-Qaa në anën libaneze dhe Jusiyah në anën siriane.

Më 14 tetor, ushtria izraelite bombardoi portën Al-Masna, që është porta kufitare me Sirinë në lindje të Libanit, duke shkaktuar mbylljen e portës kryesore kufitare midis dy vendeve.

Si rezultat i intensifikimit të sulmeve të ushtrisë izraelite në Liban, qindra mijëra sirianë dhe libanezë po kalojnë kufirin libanez për në Siri.

AA