Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi të premten se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është rritur në 21.507. Ministria deklaroi se 55.915 njerëz u plagosën në sulmet izraelite.
Ata theksuan se 187 persona u vranë dhe 312 u plagosën në 24 orët e fundit.
Izraeli nisi sulmet në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Rripi i Gazës është në gërmadha, pasi më shumë se gjysma e ndërtesave të banimit janë dëmtuara ose të shkatërruara, dhe rreth dy milionë njerëz janë të zhvendosur, me mungesë ushqimi dhe ujë të pastër. Në sulmin e Hamasit të 7 tetorit besohet se janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.
TRT Balkan / agjencitë