Prej tetorit të vitit 2023 izraelitët në Gaza kanë vrarë 16.589 fëmijë           / Foto: AA

Ushtria izraelite ka vrarë 40.435 palestinezë, përfshirë 16.589 fëmijë, në sulmet në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Zyra për media e qeverisë në Gaza ka dhënë informacion të detajuar për viktimat e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 325 ditësh.

Është bërë e ditur se janë gjetur trupat e 40.435 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Po ashtu është konfirmuar se 10.000 palestinezë janë të zhdukur. Duke llogaritur këto shifra Zyra njoftoi se 50.435 palestinezë deri më tani janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Në 3.524 masakrat e kryera nga ushtria izraelite në Gaza u vranë 16.589 fëmijë, përfshirë 115 foshnja të lindura pas 7 tetorit.

Njëkohësisht janë vrarë 11.207 gra, 885 anëtar të personelit mjekësor, 170 gazetarë dhe 82 pjesëtar të mbrojtjes civile u vranë në sulmet izraelite në Gaza.

Fëmijët në Gaza vazhdojnë të jenë viktima të sulmeve izraelite për 325 ditë.

Përveç 16.589 fëmijëve të vrarë, 17.000 të tjerë humbën nënën ose babanë e tyre ose të dyja në sulme.

Në Gaza, ku Izraeli nuk lejon hyrjen e as nevojave elementare, përfshirë ushqimin dhe ilaçet, 3.500 fëmijë janë në rrezik të vdekjes për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së ushqimit dhe 60.000 gra shtatzëna janë në rrezik për shkak të shërbimeve shëndetësore joadekuate.

Nurm i të plagosurve ka arritur në 93.534 palestinezë nga në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori. Rreth 69 për qind e të plagosurve në sulmet izraelite janë gra dhe fëmijë.

Në shënjestër ishin 177 qendra strehimi.

TRT Balkan / agjencitë