Ushtria izraelite vazhdon të zhvendosë me forcë palestinezët, duke lëshuar "urdhër të ri evakuimi" për pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ku ka kryer sulme të dhunshme për 14 muaj.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, ka kërkuar nga palestinezët që jetonin në disa pjesë të kampit të refugjatëve "Burayj" që të largoheshin nga zonat ku ishin strehuar.
Ai pretendon se nga këto zona ka pasur një sulm ndaj Izraelit dhe ka lënë të kuptohej se do të goditeshin. Përveç kësaj, ai u ka kërkuar palestinezëve të drejtohen në "zonën e sigurt" të caktuar nga ushtria izraelite.
Izraeli shpesh lëshon urdhra evakuimi për rajone të ndryshme, sidomos në veri të Rripit të Gazës, duke i zhvendosur me forcë palestinezët në këto zona.
Po ashtu, thuhet se Izraeli po implementon "Planin e Gjeneralëve", i cili parashikon deportimin e palestinezëve nga veriu i Gazës, pasuar nga rrethimi i zonës dhe bllokimi i hyrjes së ushqimit, karburantit dhe ujit të pastër.
Në këtë kuadër, rezistentët e armatosur detyrohen të përballen me zgjedhjen mes "vdekjes ose dorëzimit", ndërsa palestinezët që nuk largohen, ose që nuk mund të largohen, trajtohen si "elementë armik".