Erdoğan takohet me Volodymyr Zelenskyy në Lviv.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në qytetin Lviv të Ukrainës me ftesë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Erdoğan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Rzeszow të Polonisë ku u prit nga guvernatori polak Radoslaw Wiatr dhe ambasadori i Türkiye-s në Varshavë, Cengiz Kamil Fırat, ndërsa më pas kaloi në Lviv nëpërmjet rrugës tokësore.
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, pas arritjes në qytetin Lviv të Ukrainës, e ka filluar takimi dypalësh presidentin e Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Bisedimet dypalëshe do të pasohen nga një samit trepalësh me Guterres. Ata pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit trepalësh.

Të tre do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për t'i dhënë fund konfliktit ukrainas-rus përmes mjeteve diplomatike, duke rritur aktivitetin e mekanizmit të krijuar për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore, sipas presidencës turke.

Në vizitën e tij në Ukrainë presidenti Erdoğan shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.

Marrëveshja për grurin

Më 22 korrik, Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për rihapjen e tre porteve ukrainase të Detit të Zi për eksportin e grurit ukrainas të pezulluar për shkak të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, tashmë prej gjashtë muajsh.

Për të mbikëqyrur procesin, një Qendër e Përbashkët Koordinuese (JCC) u lançua zyrtarisht në Istanbul më 27 korrik, e përbërë nga përfaqësues nga të tre vendet dhe OKB-ja, për të mundësuar anijet tregtare të transportonin ushqime dhe plehra komerciale në mënyrë të sigurt.

Sipas OKB-së, Guterres është planifikuar gjithashtu të vizitojë qytetin port ukrainas të Odesës për të parë lëvizjen e grurit pas takimit trepalësh.

Guterres do të vizitojë Türkiye dhe JCC në Istanbul të shtunën.

TRT Balkan / agjencitë