Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.
Nga kabineti i presidentit turk njoftojnë se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Rusisë, si dhe zhvillimet e fundit në Siri dhe çështje globale dhe rajonale.
Presidenti Erdoğan tha se ndërkohë që Türkiye vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, ajo përpiqet për një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri dhe se është e rëndësishme që të hapet më shumë hapësirë për diplomacinë në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike të çështjeve.
Presidenti Erdoğan deklaroi se çështja më e rëndësishme në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Siri është që civilët të mos dëmtohen, se Siria nuk duhet të jetë burim i paqëndrueshmërisë më të madhe dhe se Türkiye po bën çmos për të siguruar paqen në Siri.
Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të vendosur në luftën kundër organizatës terroriste PKK dhe shtrirjeve të saj që po përpiqen të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri.