Presidenti Erdoğan i dhuron kryeministrit malajzian automjetin turk "Togg" / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i dhuroi kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim, automjetin elektrik vendas "Togg" të Türkiyes.

Erdoğan u takua në Zyrën kryeministrore me kryeministrin malajzian Anwar.

Presidenti Erdoğan i dhuroi Anwarit automjetin "Togg" në ngjyrën "e bardhë të Pamukkales".

Erdoğan dhe Anwar vëzhguan për pak kohë automjetin në oborrin e kryeministrisë dhe më pas pozuan para "Togg"-ut.

Erdoğan shoqëroi në ulësen e pasagjerit kryeministrin Anwar i cili kaloi në drejtimin e "Togg"-ut.

Gjithashtu, Erdoğan përshëndeti fëmijët që mbanin në duar flamuj të Malajzisë dhe Türkiyes, të cilët morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të "Togg"-ut dhe bëri fotografi me ta.

AA