Presidenti Erdoğan, telefonatë ngushëllimi familjes së Haniyeh        / Foto: AA

Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu ngushëllimet e tij për gruan dhe fëmijët e Ismail Haniyes, për vrasjen e liderit politik të lëvizjes palestineze Hamas.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Türkiyes njoftoi se Erdoğan ka folur në telefon me gruan dhe fëmijët e liderit politik të vrarë të Hamasit, Haniyeh dhe ka shprehur dhimbjen e tij për vrasjen e poshtër ndaj tij.

Hamasi njoftoi herët këtë mëngjes se lideri i saj politik Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në rezidencën e tij në Teheran.

Haniyeh ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Massoud Pezeshkian.

Irani dhe Hamasi kanë thënë se atentati është kryer nga Izraeli dhe zyrtarët izraelitë janë përmbajtur të komentojnë rastin.

Duke zëvendësuar Khalid Meshaal, Haniyeh ka qenë kreu i byrosë politike të Hamasit që nga 6 maji 2017.

TRT Balkan / agjencitë