Prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike BYD ndërton fabrikë në Türkiye

Prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike BYD ndërton fabrikë në Türkiye

Kompania pritet të nisë prodhimin në fund të vitit 2026 dhe të krijojë 5.000 vende pune.
Prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike BYD ndërton fabrikë në Türkiye           / Foto: AA

Kompania kineze BYD, prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike, ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë turke të Industrisë dhe të Teknologjisë për investime në Republikën e Türkiyes.

Ministria përkatëse turke tha se pret që BYD të ndërtojë një fabrikë në Türkiye me kapacitet për të prodhuar 150,000 automjete në vit, si dhe një qendër për lëvizje dhe kërkim e zhvillim me një investim total prej një miliard dollarësh.

Kompania pritet të nisë prodhimin në fund të vitit 2026 dhe të krijojë 5.000 vende pune.

Marrëveshja u nënshkrua sot në një ceremoni ku morën pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ministri turk i Industrisë dhe i Teknologjisë Mehmet Fatih Kacir dhe presidenti dhe drejtori ekzekutiv i BYD-it, Wang Chuanfu.

Erdoğan u takua veçmas edhe me delegacionin e BYD-it në Istanbul.

Türkiye gjithashtu njoftoi sot vendosjen e një takse shtesë prej 40 për qind për automjetet e importuara nga Kina me qëllim rritjen e pjesës së prodhimit vendas në tregun turk dhe nxitjen e investimeve.

Komisioni i Bashkimit Evropian njoftoi gjithashtu tarifa shtesë për automjetet elektrike nga Kina.

SWM, një tjetër prodhues kinez i makinave, njoftoi sot se po aplikon për të ndërtuar një fabrikë në Republikën e Türkiyes.

TRT Balkan / agjencitë